Kronikë

Parku Kombëtar i Prespës nën pushtetin e flakëve, e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit të thyer

Prej 3 ditësh parku Kombëtar i Prespës ndodhet nën pushtetin e flakëve.

Sipas informacioneve mësohet se zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e punonjësve të zjarrfikëses së Pustecit.

Siç raportojnë edhe vetë punonjësit ndërhyrja është e vështirë, pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë.

Raportohet se aktualisht situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Bimësia që po digjet janë shkurre. Nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top