Sociale

Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e enjte

Vendi po përjeton motin e ndikuar nga vala e të nxehtit Afrikan e cila përveç temperaturave të larta ka sjellë dhe grimca pluhuri e rëre në lartësi.

I njëjti ndikim do të vijojë edhe gjatë ditë së enjte ku temperaturat parashikohen të regjistrojnë vlera 19 deri 37°C në zonat malore, 22 deri 42°C në zonat e ulëta dhe 25 deri 39°C në bregdet. Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe shoqërohet nga valëzim i ulët në dete.

Valët e të nxehtit janë të pranueshme gjatë stinës së verës në gadishullin e Ballkanit. Temperatura të tilla janë shënuar edhe gjatë viteve të shkuara duke na sjellë në vemendje që ndodhemi gjeografikisht më pranë ekuatorit sesa rrethit arktik.

Ditë të mbarë!

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top