Sociale

Parashikimi i motit të premte e të shtunë, 18 -19 qershor 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë vendin tonë gjatë ditës së sotme. 

Moti do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare, dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi lokale në mesditë në zonat malore . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       12/30°C

Zona e ulët         14/32°C

Zona bregdetare  16/29 °C

Kosova, e Premte, dt 18 Qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu me stuhi .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 28°C.

E Shtunë, 19 Qershor 2021

Moti do të jetë me diell pvrgjatë bregdetit, në zonat malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me stuhi lokale në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore       11/31°C

Zona e ulët         12/33°C

Zona bregdetare  15/29 °C

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top