Kronikë

Parandalohet vrasja për prona në Kurbin midis kushërinjsh: pranga, babait dhe djemve

Policia e Kurbinit ka arritur të ndalë në kohë një vrasje të mundshme midis kushërinjsh në fshatin Malbardhë për pronat. 64-vjeçari H.L kishte kërcënuan mëngjesin e sotëm rreth orës 6:15, kushurin e tij I.L.

Falë ndërhyrjes së shpejtë , Policia ka arritur ta neutralizojnë dhe të vërë në pranga shtetasin H.L, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Por, pak më herët, Policia i kishte vënë prangat dy djemve të të arrestuarit, pasi ata e kundërshtuan me dhunë dhe madje edhe iu kanosën me një pistoletë imituese, policëve.

Policia iu sekuestroi një automatik, 2 krehra dhe municion luftarak.

Babai me tre djemtë tani akuzohen për “Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosje”.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top