Mbrëmjen e së hënës, krimi ka tronditur qytetin e Lushnjës: Një person ka vdekur dhe 5 janë plagosur.

Viktimë mbeti biznesmeni Bledar Muça, i cili iu ekzekutua me 20 plumba në lokalin e tek Pedonalja në mes të turmës dhe plumbat nuk kursyen as qytetarët e pafajshëm.
Policia njofton se bashkë me Judin Velon, Ervis Tafan dhe Sara Liçin, në spital janë dërguar edhe E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.
Policia njoftoi paraprakisht se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, edhe shtetaset E. S., 26 vjeç dhe M. Gj., 66 vjeçe.
Ndërkohë, në fshatin Thanasaj të Lushnjës, është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve. Vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes’, njoftoi policia.






