Kronikë

Organizonin lojëra fati me celular në Tiranë, arrestohen dy autorët, sekuestrohen tre kompjutera dhe një shumë parash

Operacioni ‘’Fati i Lojërave’’ ka vendosur në prangat e Policisë dy autorë të tjer. 44-vjeçari I.K, dhe 24-vjeçari Xh.l, kishin kthyer lokalin në rrugën ‘’Studenti’’ në një qendër lojërash fati dhe i vendosnin nëpërmjet aplikacioneve dhe celularëve.

Në fund të operacionit janë sekuestruar 3 kompjutera, 1 celular dhe një shumë parash.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Vijon operacioni “Fati i lojërave”.

Organizonin lojëra fati nëpërmjet celularit, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 3 njësi kompjuteri, 1 aparat celular dhe një shumë parash.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë të kundërligjshme të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

I.K., 44 vjeç dhe Xh. I., 24 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në lokalin në pronësi të tyre, në rrugën “Studenti”, duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, me anë të aplikacioneve në celularët e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top