Kronikë

Operacioni “Kashari”/ Sekuestrohen 2 automatikë e municion luftarak, asgjësohen bimë kanabis, në pranga babë e bir (Emrat)

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “KASHARI” që ka çuar në arrestimin e dy personave babë e bir. 

Policia ka sekuestruar 2 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe sende të tjera të kundraligjshme, teksa është zbuluar një serë me bimë kanabisi.

Janë arrestuar në flagrancë të shtetasit Fatmir Sulaj, 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj, 25 vjeç.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar, në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike.

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top