Ish-oficeri i policisë së Minneapolis i dënuar muajin e kaluar për vrasjen e zezakut George Floyd ka kërkuar një gjykim të ri.

Ekipi i avokatëve të Derek Chauvin ka paraqitur dokumente gjyqësore që pretendojnë sjellje të pahijshme nga prokurorët dhe juristët.
Chauvin, i cili u kap në video duke i vënë gjurin në qafë z. Floyd për më shumë se nëntë minuta, u shpall fajtor për vrasje dhe vrasje pa paramendim.
Avokati i tij thotë se klienti i tij ishte privuar nga një gjykim i drejtë.
Vendimi i rrallë kundër një oficeri policie u konsiderua një moment historik në historinë racore të SHBA dhe u duartrokit gjerësisht nga amerikanët. Chauvin rrezikon 40 vjet burg. Ai do ta marrë dëninim, muajin tjetër.
