Bota

OBSH: Ja në sa vende është identifikuar deri më tani varianti indian i COVID

Tipi i mutuar i koronavirusit të ri, i cili fillimisht u identifikua në Indi, është identifikuar zyrtarisht në 53 vende dhe rajone, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) .

Sidoqoftë, OBSH – ja thekson në raportin e saj se ka marrë informacione nga burime jozyrtare në të cilat varianti B.1.617 është identifikuar në 7 zona të tjera, pra në një total prej 60 .

Ky variant u përshkrua disa javë më parë nga OBSH si një “shqetësim global ” .

 Konsiderohet si një nga arsyet – por jo e vetmja – që shpjegon shpërthimin e sëmundjes në Indi , shpërthimi më i keq i pandemisë në botë për momentin. 

Gjithashtu është shkaku i katërt më i zakonshëm për shqetësime ndërkombëtare, pas Britanisë, Brazilit dhe Afrikës së Jugut. 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top