Thuhet se themeluesi i Microsoftit, Bill Gates foli për herë të parë në lidhje me divorcin në “kampin veror të miliarderëve” në takimin vjetor të biznesmenëve, politikanëve dhe drejtuesve të Wall Street dhe Silicon Valley të organizuar nga banka e investimeve Allen & Company në Idaho SHBA.

Pas fjalimit të tij mbi ndryshimin e klimës, reporteri i CNBC Becky Quick e pyeti Gates për divorcin e tij nga Melinda dhe të ardhmen e Fondacionit Gates.
‘Divorci erdhi në vëmëndjen tonë atëherë. Ai në thelb po i referohej faktit që divorci ishte faji i tij ‘ tha një nga pjesmarrësit sipas New York Post.
Më pas burimi shtoi : ‘Ai dukej pak emocional për këtë. Ishte gati gati të qante’.
Megjithatë, miliarderi nuk e përdori fjalën “marrëdhënie ” kur fliste për fundin e martesës së tij, tha burimi, duke iu referuar fjalimit të Gates, të cilin pjesëmarrësit e tjerë e përshkruanin si “shumë prekës”.
Sidoqoftë, jo të gjithë të pranishmit u impresionuan nga qëndrimi i Gates, pasi shumë raportuan se manjati ishte “shqetësuar” gjatë gjithë qëndrimit të tij në kampin veror dhe shmangu të pranishmit.
Me kë u shoqërua Gates në “takimin e të pasurëve”
Gates u pa të ecte dhe të fliste me Zuckerberg të enjten, raportoi Variety.
Ditën tjetër, ai foli për ndryshimin e klimës përpara se t’i referohej divorcit të tij.
Ndërsa një ditë më pas Gates darkoi me Cynthia Kaneon, e cili punon si nënkryetar i hulumtimit të plakjes në kompaninë bioteknologjike Alphabet Calico, tha një burim.
Fotografi gjithashtu e kapi atë duke ecur me Evan Greenberg, president dhe CEO i gjigandit të sigurimeve Chubb Limited.
Pas njoftimit të divorcit të tij nga Melinda majin e kaluar, po qarkullojnë zëra për Gates se ai është i paqëndrueshëm emocionalisht.
