Kronikë

Nuk zbatoi orën policore, gjobitet me 10 milionë lekë biznesmeni në Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me 10 milionë lekë të vjetra pronarin e një subjekti, pasi është konstatuar duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Gjithashtu, është arrestuar një shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtim toke”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës vijojnë kontrollet me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetet pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, shtetasin S. D., pronari i një subjekti që u konstatua duke vijuar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 23 vjeç, banues në Rrushkull, Durrës, pasi në banesë, ka dhunuar për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A.(J). H., 39 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht shtetasit L. S., dhe J. S., banues në Gramëz, Krujë, pasi prej vitesh i kanë zaptuar një sipërfaqe toke shtetasit Gj. C.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top