Largimi i Sergio Aguero nga Man.City në fund të sezonit detyron “qytetaret” të hidhen në merkato për të gjetur një sulmues të ri.

Këtë periudhë janë lakuar emra të shumtë, duke nisur nga Leo Messi e deri tek Erling Haaland por situata ka ndryshuar. Messi është shumë pranë rinovimit të kontratës me Barcelonës ndërsa Haaland nëse largohet nga B.Dortmund ka zgjedhur të vijojë karrierën e tij në Spanjë ku Real Madrid dhe Barcelona janë në balotazh.
