Showbiz

“Nuk duhet një unazë në gisht për të bërë një fëmijë”, aktorja e njohur jep lajmin që i habiti të gjithë

Aktorja, Amber Heard ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se është bërë nënë e një vajze, e cila erdhi në jetë përmes nënës surrogato. Amber është bërë nënë që prej muajit prill, por zgjodhi ta bënte pikërisht tani publik këtë lajm.

“Jam shumë e emocionuar ta ndaj këtë lajm me ju! 4 vite më parë, vendosa që dua të kem një fëmijë. Dhe doja ta kisha sipas mënyrës sime! Uroj shumë që të arrijmë deri aty sa të normalizohet fakti që të mos duam domosdoshmërisht një unazë në gisht për të bërë një fëmijë! Ajo është fillimi i pjesës tjetër të jetës sime”, ka shkuar Heard.

Amber shtoi se i pëlqen që jeta private të mbetet gjithmonë e tillë, pasi nuk është punë e askujt të dijë për të, ndonëse ana profesionale e “detyron” të jetë e hapur për disa gjëra nga jeta e saj.

Ky lajm vjen pak kohë pasi Heard u përball me një betejë ligjore publike pas divorcit me ish-bashkëshortin, Johnny Depp.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top