Dafina Zeqiri padyshim është një nga artistet më aktive në muzikë kohët e fundit.

Para disa ditësh, Dafina zbuloi vetë se do të vijë së shpejti në një duet me Lyrical Son.
Tashmë xhirime e kësaj kënge kanë përfunduar dh pritet që së shpejti të publikohet.
Së fundmi, Kida ka publikuar disa foto të saj dhe të gjithëve ju ka rënë në sy një koment i Dafina Zeqirit. Ajo ka komentuar një pjesë nga teksti i këngës së Kidës, “Drunk”.
“Baby kur jom drunk & kyqen dhez”, ka komentuar Zeqiri.
“A pe knojmë kongën që i prek”, ja ka kthyer Kida dhe kaq ka mjaftuar që fansat të binden se dy vajzat po sjellin duetin e parë mes tyre.


