Showbiz

Nora Istrefi vë pikat mbi ‘i’ në lidhje me Robertin: Nuk e di a ju lumturon ky…

Lajmi se ish-çifti shumë i dashur i publikut shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha po rikthehen sërish bashkë ka gëzuar mjaft ndjekësit.

Fillimisht çifti u kap “mat” në aeroport kur po niseshin në pushime dhe ata nuk i mohuan aspak këto lajme, por i pohuan në mënyre jo të drejtpërdrejtë duke treguar se janë me vajzën e tyre, si një familje.

Roberti foli për herë të parë për këtë temë duke habitur me përgjigjen:

“Në nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes”, u shpreh Roberti ku duket mjaft optimist për mundësin e ribashkimit me Norën.

Mirëpo, kjo e fundit duket se nuk mund ta pranojë këtë gjë dhe me një deklaratë ka qartësuar gjithçka.

Ajo shprehet se ajo do të vazhdojë të kalojë kohë me Robertin për hir të Renees, por marrëdhënia e tyre nuk ka ndryshuar.

Këngëtarja thotë se ata kanë vetëm një miqësi korrekte dhe asgjë më shumë se kaq.

“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia sesa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe do vazhdoj të mbrojë çdo ndarje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiq anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet)….. Unë do vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renees përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale s’ka ndryshu asgjë përveç një miqësie korrekte…. Nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do doja më shumë të ishtë vedijesues”, shkruan Nora në një deklaratë.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top