Programi ‘Pëputhen” ose ndryshe “Uomini e Donne” në Itali ka hapur dyert për të gjithë ata të cilët duan t’i bashkohen kastit të këtij viti.

Maria de Filipe, moderaroja e programit ka treguar se pjesë e emisionit për të parën herë do të jetë pjesmarrës edhe një trasgjinor, pra një vajzë që ka lindur djalë.
Andrea Nicole ka punuar si shitëse dhjetë vitet e fundit dhe është shprehur mjaft entuziaste për pjesëmarrjen e saj në Uomini e Done.
Kjo ka treguar se moderatoja e spektaklit ka arritur të thyejë tabut në emisionin e saj i cili mbledh miliona teleshikues para ekranit.
Edhe përgjatë sezonit të zhvilluar në vitin 2016-2017, në fron janë ulur dy djem homoseksual të cilët kërkonin dashurinë në emision.

