Showbiz

Një tjetër dasmë në showbiz! Rita Ora dhe partneri i saj po planifikojnë të martohen

Rita Ora dhe i dashuri i saj Taika Waititi prej disa mujash po shijojnë romancën e tyre.

Dyshja tashmë po jeton në Los Angelos dhe në postimet e bëra në Instagram ata duken më të lumtur se kurrë.

Një burim i afërt me çiftin tha: “Taika e thërret Ritën ‘grua’ gjatë gjithë kohës dhe ajo nga ana tjetër thotë se ai do të jetë burri i saj i parë dhe i fundit. 

Të gjithë e konsiderojnë këtë si një tallje dhe flirtim, por Rita padyshim që shpreson që ai ta ketë seriozisht.

Madje, thuhet se Rita tashmë ka diskutuar edhe me shoqërinë e vet dhe me shaka u ka thënë se do të martohet me Taikën, në një ceremoni të shpejtë dhe më pas do të organizojnë një festë më të madhe.

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top