Jetë/stil

Një ish-punonjëse sapo i nxorri ‘të palarat’ Kim Kardashian-it dhe kompanisë së saj

Në një intervistë për revistën “The Variety”, Kim Kardashian ka dhënë një këshillë për të gjitha vajzat dhe gratë, që është komentuar mjaft në rrjet.

’Kam këshillën më të mirë për gratë në biznes. Ngrini prapanic*n dhe punoni. Duket sikur këto ditë askush nuk do të punojë’, u shpreh Kim në këtë intervistë.

Pikërisht kjo deklaratë bëri xhiron e rrjetit, por një ish-punonjëse e Kim-it nuk ka ngurruar të reagojë për fjalët e saj.

Vajza në fjalë, e quajtur Jessica DeFino, ka bërë disa deklarata që me siguri yllit të “KUWTK” nuk do t’i pëlqejnë. Ajo ka treguar se punonte në kompaninë e Kim dhe është paguar me një shifër qesharake.

“Unë isha redaktore në aplikacionet Kardashian në 2015 në LA, punoja ditë e natë dhe fundjavave, mund të përballoja vetëm produkte ushqimore nga dyqani ‘’99 Cents Only’’. Më është dashur të mungoj duke pretenduar se jam sëmurë, pasi nuk kisha para për të mbushur makinën me benzinë’’, ka shkruar  Jessica DeFino në një postim në “Twitter” që ka mbledhur më shumë se 1 milion pëlqime.

Jessica gjithashtu kritikoi motrat Kardashian për standartet e pamundura të bukurisë që kishin vendosur.

“Gjëja më e vështirë në lidhje me atë punë është se pashë drejtpërdrejt sesi gratë më të famshme në botë kishin një standard të pamundur bukurie, na shtynë ne të tjerët të ‘vazhdonim njëjtë’ me ta, të armatosura në atë lloj standardi bukurie për të shitur produkte dhe kurrë  nuk ishin të kënaqura.” 

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top