Një numër qytetarësh afganë që kanë mbërritur në vendin tonë janë dërguar për strehim në qytetin e Shëngjinit.

Mësohet se 111 refugjatë politikë janë akomoduar ne resortin turistik “Rafaelo” dhe do të qëndrojnë aty për një kohë të pacaktuar.
Zona është e rrethuar dhe e mbikqyrur nga Policia e Shtetit dhe është e ndaluar hyrja e personave të paautorizuar.
Afganët në Shëngjin kanë mbërritur rreth mesnatës, ndërsa bashkë me vendosjen e tyre në hotel, u është vënë në dispozicion edhe një staf mjekësor që do të merret me të gjitha analizat e nevojshme dhe testet anti-Covid.
