Kronikë

Ngjarja në Elbasan, gazetari: U plagos dhe u arratis, kush është personi që po mjekohet fshehurazi…

Ngjarja kriminale që tronditi dje Elbasanin nuk ka katër të plagosur, por pesë. Gazetari Spartak Koka deklaroi se një person tjetër është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi.

“Janë 5 persona deri më tani të shpallur në kërkim, njëri prej tyre dyshohet të ketë mbetur i plagosur në vendngjarje dhe po merr mjekim, sipas informacionit operativ, po merr mjekim fshehurazi. Po punohet nga strukturat e policisë për ta kapur, por dyshohet se po mjekohet në mënyrë të fshehtë”

Por si ndodhi ekzekutimi në Elbasan?

Mesditën e sotme rreth orës 14:00 në lagjen “5 Maji” përpara zyrës elektorale të PD-së në Elbasan ndodhi përplasja me armë.. Nga grupi i PS-së, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagos dhëndri i tij Eltjon Bodinaku.

Jo zyrtarisht gazetari Spartak Koka tha se një tjetër person është plagosur dhe po mjekohet fshehurazi në shtëpi. Dyshohet se i plgasur është Kelmend Xhaferri.

Ndërkohë që nga grupi i PD-së u plagosën Emiljan Prenga 39 vjeç dhe Pavlo Vuksani 50 vjeç. Autori i vrasjes së Xhuvanit sipas policisë është Arbër Papleka, gjithashtu pjesë e PD-së në Elbasan.

Konflikti mes palëve nisi pas denoncimit të grupit të PD-së se në zonën e “5 Majit” po lëvizte një makinë ku socialistët po shpërndanin lekë dhe karta identiteti për zgjedhjet.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur Kelmend Xhaferri i njohur edhe si Kel Çami.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top