Personazhe

Nga kostoja që i kushtoi dasma përrallore me Fjolla Morinën te ndarja e bujshme, rrëfehet biznesmeni: Tani jam single

Dyshja Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kanë qenë kryefjala e mediave rozë kohët e fundit. 

Gjithçka nisi kur ata të dy filluan një lidhje së bashku që u finalizua në një martesë përrallore në Maldive. Kujtojmë që asokohe, këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina ka qenë në arrati pasi mbi të rëndonte vendimi i dënimit për ‘trafikim të armëve dhe municioneve’.

Aq sa e shpejtë ishte martesa e tyre, ashtu ndodhi dhe me ndarjen e çiftit. Madje tek e fundit shkaktoi goxha bujë mediatike pasi herë pas here ata hidhnin kunja për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ishte biznesmeni nga Belgjika ai që konfirmoi ndarjen e tyre përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Instagram’ duke e cilësuar veten si një ‘zog i lirë’. Syla ka zbuluar gjithçka në lidhje me ndarjen nga Fjolla, duke i dhënë fund njëherë e mirë kësaj historie. Më tej ai foli edhe për dasmën e famshme në Maldive, duke cekur edhe njëherë temën e borxhit të udhëtimit që bëri me ish-gruan e tij.

“Tani çmimin nuk mund ta cek, por ka kushtuar bajagi shumë. Ju pak a shumë e dini sa kushtojnë pushimet atje dhe dasma është diçka më ekstra”, deklaroi biznesmeni.

Gjithashtu, Syla ka treguar se ai dhe Fjolla kanë rënë dakord të dy dakord me ndarjen dhe që nuk ka vend për rikthim.

“Po tani jam single dhe e kam bërë edhe publike. Nuk kam qejf t’i hyj detajeve, kur arrijnë një çift të dy bien dakord që të shkëpusin lidhjen, sepse unë jam një njeri që kur ha, pi nuk kam qejf të flas keq për atë njeri. Nuk e kam të keq karakterin, gjithçka ka mbaruar dhe nuk kisha pas qejf t’i futem detajeve. Tani kur thyhet një gotë, besoj që nuk ngjitet më. Kështu që dhe unë jam i vendosur dhe kur flas diçka, do të mbetet ashtu gjithmonë”, përfundoi ai.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top