Kronikë

Nga filiali i bankës te marketi e kompania celulare, arrestohet hajduti i rrezikshëm në Burrel

Policia e Matit ka finalizuar operacionin “Filiali”, duke arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për vjedhje.

Në pranga ka rënë shtetasi B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel, i cili dyshohet se është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës, zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Filiali”.
Falë punës së mirëorganizuar dhe provave të grumbulluara, shërbimet e policisë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim B. (M). Gj., 33 vjeç, banues në Burrel.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është autori i 3 vjedhjeve të ndodhura më parë dhe konkretisht:
Më datë 14.01.2020 ka tentuar të vjedhë një filial banke në qytetin e Burrelit.
Më datë 01.06.2020 ka vjedhur një shumë parash në marketin e një shtetasi.
Me datë 03.12.2020, ka vjedhur disa telefona celularë në një kompani celularësh.
Për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”.
Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat për veprën penale “Vjedhja” e kryer më shumë se një herë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top