Kronikë

Nga dyert të elektrifikuara te shifrat marramendëse të energjisë së harxhuar, si funksiononte grupi kriminal i drogës më rezidencë në Spanjë e rrënjë në Shqipëri

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me mega-operacionin që u zhvillua në Madrid, ku në sajë të bashkëpunimit mes policisë spanjolle, asaj shqiptare dhe gjermane, u arrestuan 107 persona, që dyshohet se janë pjesë e një grupi trafiku droge.

Raportohet se kultivimi i kanabisit brenda shtëpive të barit në Madrid, ku u evidentuan 23 të tilla, kishte një cikël të rritjes 3 mujore.

Ndërkohë që banesat ruheshin nga 2 apo 3 persona të armatosur, ndërsa dyert ishin të elektrifikuar. Ajo që i çoi trafikantët drejt zbulimit të tyre ishin dhe shifrat marramendëse të faturave të energjisë elektrike që paguanin në fund të muajit. Mësohet përgjatë ciklit 3 mujor, këto banesa kanë harxhuar një shifër afro 6 milionë euro fatura energjie elektrike, pasi llambat që shërbenin për rritjen e kanabisit, mbaheshin ndezur 24 orë. Po ashtu Bezat bën me dije se pjesa më e madhe e të arrestuarve janë shqiptarë, por ka dhe të kombësive të tjera.

Operacioni u përqendrua në Catalunia dhe Taravona, ndërsa në aksion mori pjesë edhe EUROPOL. Hetimi ka nisur që në 2020 kur një kamion që kalonte nga Spanja në Gjermani u kap me 540 kg marjuanë. Ky grup kriminal, me rrënjët në Shqipëri, tentonte që ta shiste drogën në Gjermani, sepse aty çmimi është më i lartë.

Mes të tjerash mësohet se grupi kriminal merrej me biznesin e imobiljareve qe të lehtësonte gjetjen e vendeve të përshtatshme për t’i shndërruar në ‘shtëpi bari’ dhe në sektorin e energjisë elektrike. Nga hetimet e deritanishme rezulton se banda e drogës funksiononte si klan kriminal familjar me rezidencë në Spanje dhe Gjermani, por me rrënjët në Shqipëri. Ne 5 vitet e fundit në Spanje çdo vit ndodhin 3 vrasje që lidhen me marjuanën. Ky krim ka bërë që në këtë shtet të futen shumë armë zjarri me çmim të ulët.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top