Kronikë

Nga droga te zjarrvënia e dhuna në familje, 5 të arrestuar në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë 18-vjeçarin Aristir Mine, banues në Gjokalli, Fier, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.

Ndërkohë, në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Kujtim Mema, 62 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi duke djegur barëra në tokën e tij, si pasojë flakët e zjarrit kanë dalë jashtë kontrollit duke rrezikuar tokat e tjera përreth.

Po ashtu pas hekurave përfundoi edhe shtetasi Eduart Çaushaj, pasi ishte shpallur sepse akuzohet se në 21 gusht, në lagjen “Kastriot” Fier, ka vjedhur biçikletën e shtetasit me inicialet P. R., e cila u gjet në banesën e 34-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Arbër Hoxha, 20 vjeç, banues në Levan, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.

Mes të tjerash ne pranga perfundoi edhe 44-vjecari Igli Imami, i cili në aksin rrugor Çermë-Lushnjë, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe pasi është kapur nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Rotondo e Plugut”, nuk ka pranuar të bëjë testin e alkoolit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top