Personazhe

Mesazhi prekës i këngëtares shqiptare për rreperin Mad Clip i cili u nda tragjikisht nga jeta

Pasi i dha lamtumirën e fundit mikut dhe bashkëpunëtorit të saj të ngushtë, Mad Clip, këngëtarja shqiptare Eleni Foureira ka bërë një postim prekës në nder të tij. Artistja mori pjesë në ceremoninë mortore të mbajtur ditën e djeshme për të përcjellë për në banesën e fundit reperin që u nda tragjikisht nga jeta mëngjesin e së enjtes pas një aksidenti automobilistik.

Menjëherë pas funeralit, Eleni bëri një postim prekës në llogarinë e saj personale në Instagram. “Ta dish që në këtë jetë të kanë dashur shumë! Një udhëtim të mbarë miku im … “, shkroi ajo krahas një fotografie bardhë e zi në të cilën pozon pranë Mad Clip. Gjatë një interviste, Eleni dha një këshillë.

“Nëse kemi para për të pirë, duhet të kemi para edhe për të marrë një taksi” tha ajo për të shmangur aksidentet. Reperi dhe Eleni kënduan në dasmën e mikut të tyre të përbashkët pak orë para se të ndodhte aksidenti tragjik. Makina e tij Porsche doli nga rruga për shkak të shpejtësisë së madhe duke u përplasur me një shtyllë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top