Para disa ditësh, Selena Gomez zbuloi për publikun se së shpejti do të lançojë linjën më të re te saj të rrobave të banjos.

Ajo kishte pozuar vetë për markën në fjalë, duke i lënë kështu të gjithë fansat pa fjalë sa i përket linjave trupore.
Selena pozonte me vetëbesim, veshur me bikini në ngjyrë portokalli pa përdorur fotoshop për të sheshuar barkun apo rrumbullakosur format.
Miliona fansa e kanë vlerësuar këtë fakt dhe janë shprehur se është vërtet admiruese të shohësh një vajzë e cila nuk përdor fotoshop.
Selena jo vetëm që modeloi për këtë koleksion të rrobave të banjës të prodhuara nga mikesha e saj Theresa Mingus dhe partneri i saj i biznesit Morgan Brutocao për kompaninë e tyre, “La ’Mariette”, por gjithashtu projektoi 6 veshje të ndryshme.



