Showbiz

Në ditën e saj të lindjes, Meghan Markle zbulon për herë të parë foton e vajzës

Ditën e djeshme Meghan Markle festoi ditëlindjen e saj të 40-të dhe me këtë rast ëshët shfaqur për herë të parë në publik pas lindjes së vajzës Lilibet. Diana.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, ajo ka lajmeruar se do të ndihmojë të gjitha r gratë që të rikthehen sërish në punë pas pandemisë së Covid.

“Duke qenë se po bëj 40 vjeçe, po ju kërkoj 40 miqve të mi të japin 40 minuta nga koha e tyre për të ndihmuar një grua që të mobilizohet sërish në forcën punëtore. Më shumë se 2 milionë gra vetëm në Amerikë dhe miliona të tjera rreth botës kanë humbur punët e tyre për shkak të Covid”, shprehet Meghan në video.

Në këtë vidoe të realizuar kanë rënë në sy disa detaje shumë të rëndësishme, ku njëra prej tyre ishte fotoja  Lilibetës së vogël në tavolinën ku Meghan po qëndronte.

Në të  shihet princi Harry duke mbajtur në krahë një bebe të porsalindur dhe të gjithë janë të bindur se fëmija është pikërisht vajza e tyre e vogël.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top