Sport

Ndryshim programi te Barcelona, ja kush pritet të mbajë numrin 10 të lënë të lirë nga Messi

Kthesë e papritur te Barcelona. U përfol se do të largohej, por brazilianit Philippe Coutinho, nga raportimet e fundit nga Spanja, mësohet se i është ofruar fanella me numrin 10, pas largimit të bujshëm të Leo Mesit këtë verë.

Pavarësisht se karriera e Coutinhos në “Camp Nou” ka qenë zhgënjyese pas kalimit të tij prej 142 milionë euro në janar të 2018-ës, “Mundo Deportivo”, raporton se trajneri Koeman ka besim dhe po mendon t’i japë edhe një shans.

29-vjeçari pritet të trashëgojë numrin 10 të Leo Mesit, i cili e mori atë nga Ronaldinho 13 vjet më parë. Coutinho më herë ka pasur numrin 14 kurse tani është pa numër për shkak se tashmë numri i është dhuruar Rey Manajt. Momentalisht janë vetëm dy numra të lira te skuadra e Barcelonës dhe ato janë numrat 10 dhe 25.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top