Sport

Ndryshim kursi, te Kukësi i besojnë stafit ekzistues, projekti i ri vijon me dyshen Josa-Nexhipi

Kukësi arkivojë sezonin më të vështirë që nga dita kur u rikthyen për herë të parë në elitë. Pa europën dhe pa para ekstra, verilindorët po përgatiten për një revolucion total, ky është një përfundim i pritshëm pasi sezonin e ri.

Kukësi futet sërish në garë për objektiva madhorë, më në fund mund të mbështeten tek stadiumi i tyre që aq shumë i ka munguar këtë periudhë. Pavarësisht se në fillim u aludua për një revolucion edhe sa i përket kupolës drejtuese, burime për News24 bëjnë me dije se drejtori sportiv i klubit, Nderim Nexhipi nuk preket, do të vijojë të jetë ai personi përgjegjës për të ndërtuar ekipin e ri.

Nuk preket as trajneri Mirel Josa. Tekniku kryeqytetas mori ekipin në një moment shumë të vështirë, e kishte shumë të pamundur të kapte europën por në fund me mundësitë që kishte arriti të shmangte çdo skenar jo të hijshëm. Josa ishte nën kontratë edhe për një tjetër vit dhe palët kanë vendosur të vijojnë bashkëpunimin ndërmjet tyre. Ashtu siç pritej firot kanë filluar që në momentin e parë kur u mbylli sezoni, i larguari i radhës i konfirmuar zyrtarisht është sulmuesi Patrik Eze.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top