Sport

Ndizet merkato, Mbappe një hap larg Real Madrid, PSG e kompenson me dyshen Ronaldo-Pogba

Kylian Mbappe është rikthyer të stërvitet me shokët e skuadrës por më parë është parashikuar një takim me drejtuesit e PSG.

Sulmuesi francez ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2022, për këtë arsye të dy palët janë të interesuar ti japin një zgjidhje të shpejtë kësaj çështje. Mbappe ia ka bërë të qartë se dëshiron të transferohet në Madrid aty ku prej kohësh ka gjetur akordin me Realin. Mbappe shpreson që drejtuesit e PSG ta lënë të lirë për tu vendosur menjëherë në dispozicion të trajnerit Carlo Ancelotti.

Mbappe

Në këtë mënyrë gjeli më i famshëm ka vendosur jo pak në siklet drejtuesit e PSG të cilët janë të detyruar ta shesin këtë verë ose në të kundërt rrezikojnë ta humbasin falas sezonin e ardhshëm pasi Mbappe as që ka ndërmend të rinovojë kontratën aktuale. Sheikët janë të detyruar edhe të shesin gjatë merkatos së verës për të qenë në korrekt me rregullat e fair play financiar, largimi i Mbappe do ti jepte fund këtij problemi dhe do të arkëtonin minimumi 150 milion euro.

Ronaldo Mbappe

Në të njëjtën kohë, Leonardo ka piketuar dy blerjet e radhës për të plotësuar vendin e lënë bosh nga largimi i mundshëm i Mbappe. C.Ronaldo është emri i parë në listë, një tatative që përfshin edhe Mauro Icardi si mjet shkëmbimi, ndërsa po merr edhe më shumë formë ideja për të afruar në kryeqytet edhe Pol Pogba.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top