Politikë

Ndihmoi në evakuimin e afganëve, Rama poston foto me gazetaren e BBC: Nder të punosh krah për krah me Yalda Hakim

Ndihmoi në evakuimin e afganëve, Rama poston foto me gazetaren e BBC:

Kryeministri Edi Rama është takuar me gazetaren e BBC, Yalda Hakim këtë të dielë.

Kreu i qeverisë ka publikuar në Twitter një foto krah gazetares teksa i shpreh mirënjohjen.

Ai thotë se është nder të punosh me njerëz të tillë që ndihmojnë qytetarët afganë të evakuohen nga vendi i tyre dhe të ndihen të mirëpritur në Shqipëri.

“Një nder të punosh krah për krah gazetares së BBC, Yalda Hakim dhe njerëz të tjerë që kanë ndihmuar në evakuimin e fëmijëve, grave e burrave nga ferri në Afganistan dhe t’i bëjnë ata të ndihen si në shtëpi në Shqipëri. Pasi t’i strehojmë, ata duhet t’u ofrojmë atyre një jetë të re dhe ne do ta bëjmë sëbashku” – shkruan Rama.

Përmes fondacionit që mban emrin e saj, Yalda Hakim shpëtoi disa vajza nga ferri Afganistanit duke i strehuar në Shqipëri. Prezantuesja e BBC nuk e la me kaq,a jo udhëtoi nga Londra drejt Shëngjinit për t’i takuar e folur gjatë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top