Bota

Ndihmë Putinit/ Kina akuzon SHBA për ‘dezinformata’: Rusia nuk na ka kërkuar armë

Kina ka reaguar zyrtarisht për lajmet se Rusia i ka kërkuar asaj ndihmë ushtarake për luftën në Ukrainë. Ministria e Jashtme ka mohuar që rusët të kenë kërkuar armë apo pajisje të tjera ushtarake për sulmuar Ukrainën.

Dy zyrtarë amerikanë i thanë CNN të dielën se Rusia i ka kërkuar Kinës mbështetje ushtarake, përfshirë dronët, si dhe ndihmë ekonomike. Duke folur të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Zhao Lijian tha në një konferencë për shtyp se SHBA-ja “po shpërndante dezinformata”.

“Kohët e fundit, palës amerikane i ka shpërndarë dezinformata kundër Kinës për çështjen e Ukrainës me qëllime të liga. Pozicioni i Kinës për çështjen e Ukrainës është konsistent dhe i qartë, dhe ne kemi luajtur një rol konstruktiv në promovimin e bisedimeve të paqes.

Është e domosdoshme që të gjitha palët të ushtrojnë përmbajtje dhe të qetësojnë tensionin, në vend që t’i hedhin benzinë ​​zjarrit; është e rëndësishme të shtyhet për një zgjidhje diplomatike, në vend që të përshkallëzohet më tej situata”, është shprehur Zhao Lijian.

Ndërkohë, CNN ka shkruar dje duke cituar një zyrtar amerikan, se Kina i ishte përgjigjur kërkesës së Rusisë. Megjithatë, ky burim nuk ka pranuar të detajonte reagimin e Pekinit zyrtar.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se zhvillimi është një “shqetësim” dhe SHBA-ja ia ka bërë të qartë Pekinit se do të ketë “absolutisht pasoja” për përpjekjet “në shkallë të gjerë” për t’i dhënë Kremlinit një zgjidhje për sanksionet e SHBA. Sullivan do të takohet me homologët kinezë në Romë të hënën për bisedime.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top