Hollivud është në zi.
Charles Grodin të cilin të gjithë e donim nga komedia klasike ‘’Bethoven’’ vdiq në moshën 86 vjeçare.

Aktori ka luftuar kancerin gjatë vitit të kaluar dhe dha frymën e fundit në shtëpinë e tij në Connecticut me familjen e tij pranë.
Familja e aktorit 86 vjeçar gjitahshtu është shprehur se funerali i tij do të mbahet vetëm me njërëzit e ngushtë të familjes për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Grodin u bë i famshëm përmes filmit ‘’Heartbreak Kid’’ dhe më vonë në rolin e George Newton në filmin ‘’Bethoven’’.
Ai gjithashtu u bë i njohur për paraqitjet e tij në Saturday Night Live dhe prezantime të tjera të natës vonë.
Roli i tij i fundit në ekranin e madh e pa atë të luante së bashku me Sienna Miller dhe Alec Baldëin në një Vrasje të Papërsosur.
Homazhet kanë mbërritur në Twitter nga kolegët dhe ata që respektuan punën e tij.

