Kronikë

Ndalohen babë e bir në Livadhja, tentuan të kultivonin kanabis në një zonë të pyllëzuar

VLORË

Policia e qarkut Vlorë ka goditur një rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike duke vënë në pranga 2 persona.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të Stacionit së Policisë Livadhja, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si rezultat i kontrollit të territorit kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Leshnicë, Finiq.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja u bë ndalimi i shtetasve:

Xh. I., 75 vjeç dhe L. I., 28 vjeç (babë e bir), banues në Sarandë, pasi dyshohen se kanë kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa në një zonë të pyllëzuar, në pronë publike, në fshatin Leshnicë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top