Kronikë

Ndahet nga jeta në moshë të re shefi i Komisariatit të Lushnjes

Është ndarë nga jeta në moshë të re shefi i Komisariatit të Lushnjes, Adrian Matani.

Miq të tij, kolegë e shokë nga radhët e Policisë se Shtetit kanë postuar nëpër rrjetet sociale mesazhe për humbjen e parakohshme të kolegut të tyre.

Mësohet se Matani ishte vetëm 45 vjeç dhe dyshohet se ka pësuar infarkt në banesën e tij në Tiranë.

Edhe pse u dërgua në spital nga familjarët e tij, ai nuk mundi të jetonte.

Metani prej vitesh ishte pjesë e Policisë së Shtetit, ku kishte ngjitur me radhë dhe shkallët e hirearkisë, ndërsa së fundi ishte shef i komisariatit të Lushnjes.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top