Jetë/stil

‘Na motivon edhe ne si të mbrojmë veten’/ Bora Zemani merr dhuratën e veçantë në mes të emisionit

Dy puntatat e fundit të emisionit të dashurisë, “Për’puthen”, kanë qenë pjesërisht të dedikuara për festën e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Gjatë ditës së 8 Marsit, shumë nga konkurrentët morën mesazhe dhe dedikime të bukura nga nënat e tyre, duke krijuar një atmosferë prekëse në studio e duke dhuruar emocione të forta.

Ndërkohë ditën e djeshme, ishte pikërisht moderatorja e programit, Bora Zemani, e cila do të emocionohej nga një surprizë e këndshme.

Ka qenë pikërisht një nga konkurrentet në panelin e vajzave, Laureta Zyba, e cila vendosi t’i bëjë asaj një dhuratë të veçantë.

Ajo i shkroi një dedikim moderatores duke e uruar për 8 marsin, e duke i thënë se ishte një frymëzim dhe motivim për të qenë një nënë e shkëlqyer.

https://www.instagram.com/tv/Ca5KxawFj9x/?utm_source=ig_web

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top