Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të ifluencojë mot relativisht të qëndrueshëm në vendin tonë gjatë ditës së sotme.

E shtunë, 28 gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu të izoluara në skajet veriorë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rrijte të lehta.
Temperaturat:
Zona malore 14/29°C
Zona e ulët 14/32°C
Zona bregdetare 18/30 °C
Kosova, e shtunë, 28 gusht 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 11°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 31°C .
E diel, 29 gusht 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dh stuhi në zonën veri-perëndimore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 14/26°C
Zona e ulët 15/29°C
Zona bregdetare 19/27 °C
