Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vala e të nxehtit nga Afrika e cila do të sjellë temperatura të larta në vendin tonë gjatë kësaj jave.

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në jug dhe Jug-lindje. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 18/34°C
Zona e ulët 20/38°C
Zona bregdetare 22/34 °C
Kosova, e martë, 22 qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare me mjegull në mëngjes. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 34°C.
E mërkurë, 23 qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë e lehtë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 19/37°C
Zona e ulët 20/40°C
Zona bregdetare 22/35 °C
