Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të ifluencojë mot të me reshje shiu në vendin tonë gjatë kësaj jave.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu me stuhi të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 13/25°C
Zona e ulët 14/28°C
Zona bregdetare 16/27 °C
Kosova, e hënë, 7 qershor 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 13 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 24 °C.
E martë, 8 qershor 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu të herëpashershme. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 11/22°C
Zona e ulët 14/27°C
Zona bregdetare 16/26 °C
