Sociale

Moti të enjten dhe të premten, 2 – 3 shtator, në Shqipëri

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër kryesore në ishujt Britanikë duke ifluencuar stabilitet të motit në vendin tonë.

 Enjte, 02 Shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     13/27C
Zona e ulët         15/31°C
Zona bregdetare  19/30 °C

Kosova, e Enjte, dt 02 Shtator 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 12 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 9°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 27°C .

E Premte, 03 Shtator 2021

Moti do të mbetet i qëndrueshëm me diell dhe vranësira të pakta . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 6-8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.   

Temperaturat:

Zona malore     14/28C
Zona e ulët         16/32°C
Zona bregdetare  20/31 °C

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top