Gadishulli i Ballkanit po ndikohet periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në Skandinavi i cili do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E enjte, 3 qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat:
Zona malore 7/22°C
Zona e ulët 8/27°C
Zona bregdetare 12/25 °C
Kosova, e enjte, 3 qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira me reshje lokale. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 5 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 23 °C.
E premte, 4 qershor 2021
Moti do të jetë me diell në zonën perëndimore dhe vranësira kalimtare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 6/24°C
Zona e ulët 8/29°C
Zona bregdetare 12/26 °C
