Gadishulli i Ballkanit po ndikohet periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në ishujt Britanikë e cila do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E mërkurë, 2 qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare në Jug-linde. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 5/20°C
Zona e ulët 7/26°C
Zona bregdetare 10/24 °C
Kosova, e mërkurë, 2 qershor 2021
Moti do të jetë me vranësira dhe mjegull në mëngjes, gjatë ditës do të ketë reshje lokale. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 3 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 19 °C.
E enjte, 3 qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 6/22°C
Zona e ulët 8/28°C
Zona bregdetare 12/25 °C
