Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajrore kontinentsle të freskëta të cilat po ndikojnë do të kushtëzojnë stabilitet të motit në fillimin e javës në vendin tonë.

E Hënë, 30 Gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.
Temperaturat:
Zona malore 12/27°C
Zona e ulët 12/31°C
Zona bregdetare 18/30 °C
Kosova, e Hënë, dt 30 Gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 11°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 28°C .
E Martë, 31 Gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 7-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.
Temperaturat:
Zona malore 13/28C
Zona e ulët 13/32°C
Zona bregdetare 19/31 °C
