Gadishulli i Ballkanit po ndikohet presion i lartë atmosferik me qëndër në Skandinavi i cili do të ifluencojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E Premte 04 Qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në vlerat maksimale.
Temperaturat:
Zona malore 7/24°C
Zona e ulët 7/29°C
Zona bregdetare 10/26 °C
Kosova, e Premte, dt 04 Qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira . Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 23 °C.
E Shtunë, 05 Qershor 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim deri mesatare. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 8/26°C
Zona e ulët 9/31°C
Zona bregdetare 12/26 °C
