Sociale

Moti sot dhe nesër, 31 maj 2021 – 1 qershor 2021

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë duke përmbyllur stinën e Pranverës.

E hënë, 31 maj 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonat malore pjesërisht zona e ulët. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.   

Temperaturat:

Zona malore       9/18°C

Zona e ulët         11/23°C

Zona bregdetare  12/22 °C

Kosova, e hënë, dt 31 maj 2021

Moti do të jetë me  vranësira mesatare dhe reshje shiu me stuhi. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 7 °C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 18 °C.

E martë, 1 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje të pakta shiu në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.   

Temperaturat:

Zona malore       8/20°C

Zona e ulët         12/24°C

Zona bregdetare  13/23 °C

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top