Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik e cila do të kushtëzojë mot relativisht të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E Martë, 18 Maj 2021
Moti do të jetë me alternime vranësirash dhe reshje shiu të pakta në zonën perëndimore dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat:
Zona malore 12/21°C
Zona e ulët 13/26°C
Zona bregdetare 14/24 °C
Kosova, e Martë, dt 18 Maj 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare .Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10 °C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 23 gradë Celcius.
E Mërkurë, 19 Maj 2021
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe kthjellime. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 8-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë kostante.
Temperaturat:
Zona malore 10/23°C
Zona e ulët 12/26°C
Zona bregdetare 13/24 °C
