Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik e cila do të po ifluencojë mot të qëndrueshëm në vendin tonë.

E martë, 6 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat veri-lindore. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi deri në 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 18/34°C
Zona e ulët 18/37°C
Zona bregdetare 22/34 °C
Kosova, e martë, 6 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 34°C.
E mërkurë, 7 korrik 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 16/35°C
Zona e ulët 18/38°C
Zona bregdetare 22/35 °C
