Personazhe

Moderatori i njohur probleme me shëndetin/ Mësohet gjendja e tij pas ndërhyrjes në zemër

Vetëm pak ditë pasi publiku u trondit nga lajmi se aktores Adriana Matoshi i është rikthyer tumori në tru, mësojmë për një fytyrë tjetër publike dhe problemet e tij me shëndetin.

Bëhet fjalë për Labinot Gashin.

Moderatori i njohur ka pasur probleme me zemrën dhe para disa ditësh i është nënshtruar ndërhyrjes.

Për gjendjen e tij shëndetësore Labi foli në ‘Shqipëria Live’.

“Po e them këtu, nuk kam dashur ta bëj publike edhe aq shumë, po dashur e pa dashur po më duhet ta bëj publike. Ka 20 ditë që e kam pasur një intervenim tek vetvetja dhe unë nuk e kam bërë publike, nuk e kam vendosur në rrjete sociale, kam dashur me e mbajt afër vetës. I kam vendosur tri stenda në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi.

Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top