Kronikë

Mjeku: Ja sa pacientë me covid ka në spital

Dhimitër Kraja, mjek në Spitalin Infektiv në QSUT, në konferencën e sotme të Komitetit të Ekspertëve ka thënë se në spitalin Covid në vendin tonë janë të shtruar aktualisht 90 persona.

Ai ka theksuar se të shtruarit janë të grup moshave të ndryshme nga moshat e reja tek ato të treta.

Sipas tij 30% e rasteve të shtuar në spital po shfaqin situatë të rënduar shëndetësore.

Dhimitër Kraja: “90 të shtruar në spitale.  40% femra dhe 60 % meshkuj. Grup moshat janë të ndryshme. Situata është e tillë se 40% janë forma të mesme dhe me ndikim të  rëndë të situatës shëndetësore të rasteve. 30% janë forma të rënda.”

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top