Bota

Mjekët i presin krahun/ Vogëlushja: Nuk e di pse më qëlluan rusët

Kirurgët në Kiev u desh që t’ia amputojnë krahun një vogëlushe 9 vjeç për të shpëtuar jetën e saj.

Sasha po arratisej nga luftimet bashkë me familjen e saj, kur makina e tyre u godit nga plumbat. Babai i saj, ndërsa tre të tjerët u arratisën drejt një strehe.

Sasha humbi ndjenjat dhe u dërgua në një spital nga disa vullnetarë që tundnin flamurin e bardhë.

Duke folur nga shtrati i spitalit, Sasha thotë: “Nuk e di pse rusët më qëlluan mua. Shpresoj që të ketë qenë në aksident dhe që ata të mos e kenë pasur qëllim që të më lëndonin”.

“Më qëlluan në krah. Vrapova pas motrës. Mamaja u rrëzua. Mendova se ishte fundit, por ajo nuk kishte vdekur, por po mbrohej nga plumbat”.

“Më pas humba ndjenjat. Dikush më çoi në një bodrum. Më dhanë trajtim aty. Më pas disa të tjerë më dërguan në spital”.

Një mjek tha se vogëlushja mori trajtim fillestar në spitalin e Irpinit, që ishte nën zjarr të vazhdueshëm.

“Mjeku zbuloi se gangrena po i përhapej në krah. Duhej t’ia prisnim që të shpëtonim jetën e saj. Vajza u dërgua në një spital privat në Kiev. Ajo është një nga shumë fëmijë që janë plagosur rëndë. Të gjithë kanë humbur të paktën një prind”.

Image
Image
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

To Top